Një person është gjetur i mbytur paraditen e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Viktima e gjetur ende nuk është identifikuar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.