Një endacak është gjetur i vdekur në qytetin e Durrësit.
Rasti është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të hyrjes nr. 2 të portit detar.
Nga informacionet paraprake të policisë së Durrësit, mësohet se viktima është gjetur në një godinë të vjetër. Ndërsa viktima nuk është identifikuar ende, por sipas dyshimeve të uniformave blu, bëhet fjalë për një person të pastrehë.
Teksa pritet ekspertiza për të zbardhur shkakun e vdekjes, paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e motit të ftohtë.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.





