Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 59-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve të policisë, viktima me ininciale P.V, banues në lagjen Nr.2 dyshohet se ka varur veten në shtëpinë e tij.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi P. V., 59 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





