Një person i pajetë është gjetur gjatë natës në Himarë. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore drejt Portit Himarë.

“Ekpertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Ekpertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.