Gjendet një person i vdekur brenda makinës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku është konstatuar viktima brenda makinës tip “Fiat Bravo” ngjyrë gri.

Viktima është i seksit mashkull dhe në moshë të re.

Nga të dhënat e para policore, “DurrësLajm” mëson se shkak për vdekjen të jetë bërë një arrest kardiak, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para.