Pasditen e sotme në shkallët e një hoteli në Himarë është gjetur një person i vdekur.

Bëhet fjalë pë shtetasin e identifikuar me inicialet M.Gj., të moshës 65-vjeçare.

Burimet policore bëjnë me dije se vdekja mund të ketë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.