Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Fushë Mamurras. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një orë më parë dhe viktima është identifikuar si shtetasi Zef Toma, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ekspertuar skenën e krimit, si dhe për të gjetur prova që do të çojnë në identifikimin e vrasësit dhe zbardhjen e rrethanave.