Një person dyshohet se është vrarë me thikë pasi është gjetur i vdekur në zonën e Babrrusë.
Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”.
Dyshohet se i ndjeri ka plagë të shkaktuar nga thika.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.





