Një qese me granata dhe kapsolla detonatore është gjetur këtë të hënë në parkingun e një lokali në Kombinat.

Policia bën me dije se është lajmëruar nga stafi i lokalit që e kanë gjetur qesen.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.