Gjendet i vdekur roja i minierës së Spaçit në Mirditë.
Trupi i pajetë u gjet sot nga punonjësit e tjerë të minierës teksa u paraqitën në mëngjes për punë.
Paraprakisht dyshohet se viktima është asfiksuar nga gazi gjatë natës.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rastin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.





