Poshtë një parkimi në Leicester të Anglisë është gjetur një skelet, ku shkencëtarët kanë zbuluar se i përket mbretit Rikardi III.
Analizat e kryera në labrator kanë vërtetuar se skeleti është i mbretit anglez, që u vra 500 vite më parë në Betejën e Bosuorthit, duke i dhënë kështu fund linjës së tij dhe ngritjes së Tudorëve.
Gjithashtu mësohet se profesorët kanë bërë analizat e ADN tek pasardhësit e Rikardit, për të provuar se ato përputhen.
Lajmi është pritur me duartrokitje nga mediat dhe të pranishmit e tjerë në sallën e Universitetit të Leicester në Angli.
Dyshohet se trupi i mbretit ishte varrosur nën një kishë, që me kalimin e viteve ishte shkatërruar dhe ishte kthyer në një vend parkingu makinash.
Historia e tij mbetet një enigmë, disa thonë ishte hero, të tjerë thonë ishte një horr.