Një tjetër i ri është gjetur i vdekur në banesë në Durrës.
Bëhet fjalë për shtetasin D.K. 34 vjeç.
Sipas të dhënave policore, viktima është gjetur rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm në banesën e tij, në lagjen nr.13, në sektorin “Teuta”.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, informon policia.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.
Po një ditë më parë, u gjet i pajetë pa shenja dhune në banesën e tij viktima me inicialet A.C., 21 vjeç, vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale.





