Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në Bulqizë.

Policia sqaron se  nga banorët e zonës është është marrë informacion se në  një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete.

Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes efektivët kanë konstatuar se trupi i gjetur ishte i dekompozuar.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.