Gjendet trupi i pajetë i një personi në Kurbin. Mësohet se viktima Luigj Gjeloshi është gjetur në lumin pranë fshatit Skuraj. Paraprakisht dyshohet të jetë mbytur në lumë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 54-vjeçarit. Policia ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





