Një trup i pajetë është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 në Pogradec.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike dhe ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë.

Familjarët pasi e kanë konstatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg.