Bulqizë, 23 mars 2014 – Një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar është gjetur nga banorët e zonës në ujërat e Lumit Çerenet në Bulqizë. Burimet nga policia lokale njoftojnë se trupi i pajetë është gjetur nga banorët në afërsi të urës që lidh fshatrat e kësaj zone të cilët kanë njoftuar policinë. 

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rikuperuar kufomën të seksit mashkull që besohet se është rreth moshës 55 vjeç. Një grup hetimor është ngritur për identifikimin e viktimës si dhe për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një vrasje apo për një vdekje aksidentale. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/