Policia në Shkodër njofton se është gjendur trupi i pajetë i një personi në afërsi të Urës së Bahçallëkut në lumin Drin.
Trupi i pajetë i përket një shtetasi afër 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk konstatohen shenja të dhunës.
Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.