Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e kësaj të marte në një kabinë elektrike në Shkozet të Durrësit.
Burime policore konfirmojnë se viktima e seksit mashkull ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake ende të pakonfirmuara, viktima ishte nga Shijaku, por që pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë, jetonte në një banesë me qira në lagjen nr.14.





