Ditën e djeshme në lagjen nr.1 të Kavajës, është gjetur në rrugë një trup i pajetë.
Policia ka identifikuar viktimën dhe bëhet fjalë për shtetasin M. Sh., 71 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.





