Një person është gjendur i pajetë brenda një kabine elektrike në Tiranë. Ngjarja e rëndë është raportuar para pak minutash në rrugën ‘Mine Peza’ në kryeqytet.

‘BalkanWeb’ mëson se paraprakisht dyshohet se viktimën e ka zënë korrenti. Po ashtu, raportohet se personi, rreth 36 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i përket komunitet rom.

Deri më tani janë mister rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.