Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Tiranë, poshtë urës së Lanës në zonën e Brrylit Gjysma e trupit është gjetur në ujë dhe koka jashtë.

Viktimës i është gjetur një kartë identiteti me vete, me origjinë nga Prrenjasi, rreth 50 vjeç.

Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza.

Është dërguar në morg për ekspertizë të mëtejshme për përcaktimin e saktë të shkaqeve.