Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e kësaj të premteje në Lushnje.
Policia lokale bëjnë me dije se trupi është gjetur në lagjen “Xh. Nepravishta” dhe dyshohet që i ndjeri të ketë qenë një endacak.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, për t’iu nënshtruar autopsisë dhe për të mundësuar identifikimin përmes gjurmëve të gishtave.





