Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Pogradec.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. T., rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.