Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në afërsi të fshatit Vranisht, në aksin rrugor Korçë-Devoll.
Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se viktima i seksit mashkull, rreth moshës 50 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, pasi trupi u gjet në anë të rrugës.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen.





