Është gjendur në banesë pa shenja jete një 30-vjeçar nga Ksamili. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë gjetur në banesë të vdekur Ervis Orucin, 30 vjeç. Mësohet se Oruci ishte një person me precedentë penale në vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh dhe përdorues droge.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se shkak për vdekjen e tij është bërë marrja e një sasie medikamentesh. I riu kishte pak javë që kishte dalë nga spitali psikiatrik i Vlorës. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





