Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin.

Gjithashtu trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet. Sakaq në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për vdekje natyrale.