GREQI– Ka ende njerëz që i kanë mbetur besnik të kaluarës dhe megjithë avancimet e teknologjisë mbeten adhurues të mënyra të vjetra të komunikimit.
Një letër brenda një shisheje është gjetur në plazhin e Skala Cefalonia, në Greqi. I shkruar 23 vjet më parë, më një janar 1990, nga një turist gjerman që ndodhej në udhëtim me varkë me vela mesazhi është rikthyer pas më shumë se një dekade në duart e personit që e shkroi atë.





