13 prill 2014 – Ëndrra për të gjetur një qyp me flori është bërë realitet për Hekuran Qallakun nga Zymi i Prizrenit.
Hekurani kishte gjetur diçka të dyshimtë në momentin që po gërmonte afër murit që ndan oborrin e tij me shtëpinë e vëllait. Pas gërmimeve të para, ai menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për një qyp me lira e që besohet se datojnë nga koha e Turqisë. Megjithatë nuk dihet saktësisht vlera e tyre raportojnë mediet kosovare.

Për lirat që ishin gjetur nga Qallaku kanë dëgjuar të gjithë banorët e fshatit,të cilët shprehen se ky fakt tregon për lashtësinë që ka fshati i tyre dhe janë të mendimit se kjo pasuri duhet t'i jepet shtetit.

Megjithatë familja Qallaku nuk ka treguar se çfarë do të bëjë me qypin që gjetën në tokën e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/