4 qershor 2015 – I riu shqiptar në Belgjikë, që u denoncua si i humbur nga familja e tij, është gjetur shëndoshë e mirë.
Elis Kërniqi ishte larguar nga shtëpia që nga pasditja e 1 qershorit 2015, në qytetin Bastogne të Belgjikës.
E ëma e tij, Elida Kërniqi ishte shqetësuar shumë për të, dhe madje kërkonte ndihmë edhe në rrjete sociale ku bënte apel për gjetjen e tij.
Por, pas kërkimit nga ana e policisë, 25-vjeçari u gjet në gjendje të mirë. Ai ishte larguar me makinën e të ëmës, pasi do të merrte pjesë në një trajnim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/