3 dhjetor 2013- Gjendet nga policia mëngjesin e sotëm buzë lumit Vjosë në Këlcyrë një skelet njeriu. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetjet kockore, rrobat dhe një rrip që mendohet se i përkasin viktimës, të cilat janë dërguar në Tiranë me qellim ekzaminimin për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.Nga hetimet e para skeleti dyshohet ti përkasë një të riut Emiljano Xhani që u aksidentua dhe humbi jetën në 23 qershor të këtij viti. Xhani u zhduk në 23 qershor në ujërat e lumit Vjosë pas një aksidenti automobilistik. Xhani udhëtonte drejt Këlcyrës kur makina në të cilën ndodhej bashkë me një shok humbi kontrollin dhe përfundoi pranë lumit.Për shkak të manovrave të makinës trupi i të riut ka dalë prej saj, përfundoi në lumë dhe nuk u gjet më. Nga të dhënat e atëhershme Xhani po udhëtonte bashkë me shokun e tij i cili mbeti i plagosur.





