Trupi i 24-vjeçarit që u mbyt para dy ditësh në liqenin e Shkodrës është gjetur sot. Palumbarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e të riut Bekim Dema.

Ai u hodh për t’u larë nga varka ku ishte me 4 persona të tjerë, por nuk doli më nga liqeni. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe.