Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 30-vjeçari, që u vetëmbyt në liqenin e Banjës. Dyshohet, se i riu vuante nga probleme të shendetit mendor.
Ishte babai i tij, që bëri denoncim në policinë e Gramshit për të birin dhe pas kërkimeve intensive, u bë e mundur getja e trupit.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.