Zagreb, 25 shkurt 2013– Zbulohet trupi i alpinistit i cili u ngujua nga orteku në Kroaci, transmetuan agjencitë, duke iu referuar shërbimit kombëtar alpinist për shpëtim.
Të premten gjithsej katër persona janë përfshirë nga fatkeqësia natyrore në malin Kameshnicë, në kufirin me Bosnjë e Hercegovinën.
Tre prej tyre janë gjetur të gjallë.
Mbi 130 shpëtues u përfshinë në operacionin e kërkimit për katër alpinistët.