Një person, ende i paidentifikuar, është gjetur pajetë në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar në Fier.

Trupi i viktimës, i seksit mashkull, është gjetur i dekompuzuar, ndërsa paraprakisht dyshohet se 35-vjeçari është mbytur në lum.

Njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.