Gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit që hyri në det për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.

Fëmijët shpëtuan, ndërsa fatkeqësisht i riu Anri Kashiku nuk arriti t’ia dilte dot mbanë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, rreth orës 13:30.

“Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.”, informon policia e Durrësit.