Policia e Floridas ka konfirmuar se ka gjetur trupin e pajetë të fëmijës 2 vjeçar i cili u sulmua nga një aligator në Disney Grand Floridian.
2- vjecari i cili shëtiste në bregun e resortit Disney Grand Floridian u tërhoq nga një aligator brenda në ujë dhe si pasojë e sulmit vogëlushi humbi jetën.
Ngjarja e rëndë tronditi qytetarët vendas e ndërkombëtar.
Që nga viti 1948, rreth 22 persona kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga aligatorët.





