MALËSI E MADHE- Fëmija nga Malsia e Madhe që ishte zhdukur mbrëmjen e djeshme është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur në një kanal pranë shtëpisë së tij.
Policia pasi gjeti lodrën e E.Tahiraj pranë kanalit, nisi menjëherë kërkimet, pasi u ngjallën dyshimet se ai mund të ishte mbytur.
Pas disa orë kërkimesh në kanalin Vrakës që derdhet në liqenin e Shkdrës, u gjet trupi i pajetë i foshnjes.
Policia ka arritur në përfundimin se fëmija ka rënë aksidentalisht në kanal, çka ka shkaktuar dhe mbytjen e tij.





