Trupi i pajetë i një personi është gjetur këtë të premte në qytetin e Vlorës, në afërsi të sheshit “Flamuri”.

Nga burimet policore, mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.I.

Policia ka konstatuar se i riu ka prerë damarët.

Informacioni paraprak:

Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.