Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në lagjen nr. 5 në një rrugicë në Pogradec.

Viktima është 37-vjeçari me inicialet K.Ç., banues në fshatin Buzaisht, ndërsa ishte rezident në Greqi.

Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Për këtë ngjarje u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.