Autoritetet italiane kanë gjetur sot  pranë liqenit Como trupin e pajetë të fustbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili. Sipas mediave fqinje trupi i 24-vjeçares u gjend jo shumë larg vendit ku ajo u zhduk ditën e shtunë.

Florjana së bashku me një mikeshën e saj ditën e shtunë kishte marr një varkë me qira. Ajo ishte zhytyr për t’u larë por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

“Zjarrfikësit dhe zhytësit kanë identifikuar trupin e pajetë të Florijana Ismailit. Zbulimi u bë në një zonë shumë të thellë të Liqenit Como (204 metra) jo shumë larg nga pika ku vajza e re u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso”, shkruan gazeta italiane Corriere.

Florijana 24-vjeç, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ishte kapitene e Young Boys të futbollit të femrave dhe një lojtare e Kombëtares Zvicerane.