LAÇ, 19 shkurt 2013- Trupi i pajetë i një fëmije u gjet mesditën e sotme nën rrënojat e uzinës së superfosfatit në Laç.

Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija i moshës rreth 15 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet poshtë rrënojave në brendësi të uzinës. 

Sipas të dhënave të para, dyshohet se fëmija është zënë poshtë nga muret e godinës, që janë shembur gjatë kohës që djali po kërkonte për skrap në uzinë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.