24 nëntor 2015 – Në aksin Lezhë-Shëngjin është gjetur trupi i pajetë i një personi, i hedhur në një kanal të ujërave të zeza. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një burrë, i cili dyshohet se është invalid, pasi pranë trupit të tij është gjetur edhe një karrocë invalidi, ndërsa nuk ka shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me këtë rast, kanë nisur hetimet nga ana e policisë.

/portali DurresLajm/