Trupi i një personi të pajetë është gjetur sot në aksin rrugor Lushnje-Fier, buzë rrugës te rrethrrotullimi i Kolonjës.

Viktima është i seksit mashkull dhe dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë.

Nuk dihen ende detaje te tjera nga kjo ngjarje. Policia ka shkuar në vendin ku eshte gjetur viktima dhe po punon për identifikimin e tij.