Ekipi i zhytësve nga Kosova, bashkë me vullnetarë të tjerë, tashmë kanë gjetur njërin nga dy trupat e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se njëri nga policët është gjetur në lumë.
Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, tha se trupi u gjet në kilometrin e pestë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në drejtim të komunës së Hanit të Elezit.
Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. /REL