Është gjetur trupi i pajetë i piloti të helikopterit që u rrëzua në det në plazhin Achladiou mëngjesin e djeshëm në Evia.
Sipas mediave greke, rojet bregdetare e kanë nxjerrë nga deti mëngjesin e sotëm. Piloti u gjet 52 metra në thellësi, brenda trupit të helikopterit.
Përveç mjeteve lundruese të rojes bregdetare dhe mjeteve lundruese private, në hetim ka marrë pjesë edhe një ekip i Njësisë së Misioneve Nënujore të Rojes Bregdetare.
Helikopteri me një pasagjer në bord, u rrëzua pak para orës 11:00 të ditës së djeshme. Nga informacionet e para u zbulua se mjeti ajror civil, i tipit A-109, po udhëtonte nga Mantoudi për në Volos kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore. Helikopteri u ngrit nga Afidnes, do të bënte një ndalesë të ndërmjetme në Mantoudi dhe do të përfundonte në Volos.