9 maj 2015 – Ditën e djeshme një turist çek i pafat gjeti vdekjen në lumin Kir të Shkodrës teksa po bënte rafting me bashkëshorten e tij. Trupi i tij u gjet ditën e sotme nga polumbarët e RENEA-s.
Viktima Adem Baroni, u gjet rreth orës 11:15 të kësaj të shtune, ndërkohë që kërkimet nisën që në orët e para të mëngjesit.
Përplasja ka rezultuar fatale për 22-vjeçarin, i cili ra në lumë dhe rrjedha e fortë e ka shtyrë disa metra larg. Ndërsa gruaja e tij ka mundur të dalë dhe fatmirësisht ka shpëtuar.
Për më tepër rreth lajmit lexo: Çekët ters me Shkodrën, vdes turisti i radhës
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/