TIRANE, 8 korrik 2013 – Gjendet në Malin e Jezercës turisti çek, i cili ishte aksidentuar ditën e djeshme.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë ka filluar kërkimet në këtë zonë të thellë malore dhe ka bërë të mundur gjetjen e turistit çek, i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme.
Aktualisht i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe dhënien e ndihmës së nevojshme.
Turisti nga Çekia, u aksidentua dje rreth orës 18:00 ku teksa ishte duke u ngjitur në malin e Jezercës, ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe.
Helikopterët nga Tirana shkuan disa herë në vendin ku nodhej turisti për herë të fundi, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë, pasi mali ishte shumë i thyer dhe ulja e helikopterit ishte shumë e rrezikshme.
Policia ndërpreu kërkimet në orën 19:00, për shkak të kushteve klimaterike dhe errësirës.
Turisti në çastin që ndodhi aksidenti, kishte lajmëruar poliucinë duke pohuar se kishte thyer këmbën. Por për shkak të terrenit valët telefonike nuk funksionuan dhe kontakti me turistin u bë i pamundur.





