Problemet e hasura nga disa qytetarë për transferimin e adresave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, nuk ndryshon qendrat e votimit.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Rregullator të KQZ-së, drejtori i IT-së së kësaj drejtorie sqaroi se duke saktësuar adresën, nuk është ndryshuar as gjendjen civile dhe as kodi i banesës, që janë atribute që ka një shtetas në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, nga ku prodhohen  listat e zgjedhësve.

Sipas Gjendjes Civile, nga verifikimet e kryera rezulton se ndryshimi i adresës së banimit është bërë me kërkesë të qytetarit, si pjesë e një programi në bashkëpunim mes OSHEE-së dhe Ministrisë së Brendshme.

Bazuar mbi të dhënat e Gjendjes Civile, KQZ pritet që të përcaktojë shpërndarjen e 140 mandateve në 12 qarqet e vendit.