Ditën e sotme, nën drejtimin e Prefektit të qarkut Durrës Roland Nasto, u zhvillua një takim, ku ishin të pranishëm të gjithë aktorët përgjegjës për sa i përket situatës së rrugëve nacionale dhe rurale në këtë qark.

Në takim morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Rajonit Qëndror Tiranë pranë ARRSH, shefi i sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Durrës, drejtori i Policisë Bashkiake, përfaqësues i Sektorit të Shërbimeve Bashkia Durrës, përfaqësues të Bashkisë Krujë e Shijak, drejtori i Shërbimeve dhe Investimeve Publike dhe përgjegjësi i Sektorit të Rrugëve Rurale, drejtori i NShK Durrës, drejtori i NShK Plazh dhe përfaqësues nga Ndërmarrja Rruga.

Në fjalën e tij Prefekti kërkoi nga të pranishmit analizimin e situatës së përgjithshme të rrugëve të qarkut Durrës, mirëmbajtjes dhe sigurisë në akset rrugore të qarkut Durrës, problematikat, hotspotet, përmirësimi i sinjalistikës etj. Theksoi vëmendjen në masat e marra dhe që do të merren në vazhdimësi në kuadër të parapërgatitjes për sezonin e ri turistik 2022“, thuhet në adresën zyrtare të institucionit të Prefekturës.

Postimi i plotë:

Sot më datë 17.02.2022 Prefekti i Qarkut Durrës zhvilloi një takim me të gjithë aktorët përgjegjës për sa i përket situatës së rrugëve nacionale dhe rurale në qarkun Durrës.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtori i Drejtorisë së Rajonit Qëndror Tiranë pranë ARRSH, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë Vendore Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake, Përfaqësues i Sektorit të Shërbimeve Bashkia Durrës, N/Kryetarja e Bashkisë Shijak dhe përfaqësues të Sektorit të Shërbimeve Bashkia Shijak, Përfaqësues të Bashkisë Krujë, Drejtor i shërbimeve dhe investimeve publike dhe Përgjegjësi i sektorit të rrugëve rurale, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh, përfaqësues nga Ndërmarrja Rruga.

Qëllimi i takimit ishte zbatimi i VKM-së Nr.600, datë 13.10.2021, “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve”, për të cilën Prefekti i la detyrë përfaqësuesve të njësive të vetqeverisjes vendore të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse të ARRSH për përfundimin e proҫedurave për kalimin ligjor të rrugëve të përcaktuara në këtë VKM.

Në fjalën e tij Prefekti kërkoi nga të pranishmit analizimin e situatës së përgjithshme të rrugëve të qarkut Durrës, mirëmbajtjes dhe sigurisë në akset rrugore të qarkut Durrës, problematikat, hotspotet, përmirësimi i sinjalistikës etj. Theksoi vëmendjen në masat e marra dhe që do të merren në vazhdimësi në kuadër të parapërgatitjes për sezonin e ri turistik 2022.

Nga shefi i policisë së qarkullimit rrugor u dha një informacion mbi problematikat që ata kanë evidentuar në akset rrugore nacionale kryesisht në mbylljet e daljeve të jashtëligjshme në këto akse, problematikave në lidhje me sinjalistikën si dhe bashkëpunimin konkret që duhet të kenë me IKMT dhe NjVVQ-të për heqjen e të gjitha reklamave, gardheve, mureve të paligjshme në këto akse rrugore.

Çështja e dytë e takimit u zhvillua mbi ecurinë e planit kombëtar të pastrimit në Qarkun Durrës.

Në këtë pjesë të dytë të takimit Prefekti vlerësoi punën e bërë deri tani nga strukturat përgjegjëse e NjVV dhe kërkoi në të njëjtën kohë angazhimin maksimal në kontrollin e territorit, ndërhyrjen në pastrimin e hot-spoteve në territoret e tyre dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre me strukturat përgjegjëse (Policinë e Shtetit dhe Agjensinë Rajonale të Mjedisit) në identifikimin dhe ndëshkimin e individëve dhe subjekteve të cilët ndotin mjedisin duke krijuar problematika në këtë drejtim.

Gjithashtu ai kërkoi të informohej në mënyrë periodike në lidhje me aksionet e pastrimit që ndërmeren nga këto njësi të vetqeverisjes vendore në kuadër të planit kombëtar të pastrimit por edhe të parapërgatitjeve të sezonit të ri turistik 2022.

Institucioni i Prefektit do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë duke koordinuar dhe bashkërenduar punën për ҫdo problematikë apo situatë që mund të dalë në këtë drejtim.