Një prej rasteve të reflektuara në dosjen e hetimeve të shkeljeve tek departamenti Onkologjik, tregohet se si disa prej mjekëve të Onkologjikut dërgojnë në klinikën private “Megis” një paciente nga Burreli, duke e trajtuar situatën si alarmante.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha shkruhet se qytetari i cili kishte nënën të sëmurë “ka thënë se Kanë bërë vizitat në spitalin e Burrelit, por u kanë dhënë letër rekomandimi për tek spitali Onkologjik në QSUT pasi u është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këtë lloj sëmundjesh.
Ata e kanë sjellë nënën ne Tiranë dhe kanë qenë duke pritur në radhe tek spitali Onkologjik. Kur i ka parë dhe i ka dëgjuar Emiljano Lela, Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUN, i akuzuar, u është afruar dhe i ka pyetur nëse donin që t’i ndihmonte. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi, Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar dhe më pas ai ka bërë një kontroll sipërfaqësor të nënës dhe ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjendja e saj ishte shumë keq.
Po në atë moment i ka thënë që vizitat do t’i bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna gjasme nuk priste.
Atë dite nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kane bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr ne telefon Emiljano dhe i thotë se ka dalë përgjigjja e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.
Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.
Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe s’kishte më nevojë për diçka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikes që i tha që duhet të bënte kimioterapi.
Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjja është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur, pasi nuk i pëlqeu fakti që ka thënë jo për kimiot dhe është larguar.
Doktor Mondi i ka përshkruar një recete me një medikament te quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinika e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel.
I pyetur nga ana jone nëse e kane njohur fillimisht shtetasin Emiljano Lela ai është shprehur se nuk e kanë njohur më parë, siç e deklaroi më lart ai i është afruar vetë”.
Sipas dosjes, qytetari i pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më dhe nuk e njeh as si fytyre pasi siç ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nenën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën. /TCH